Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri.
Gazetarët e njohur që publikuan databazën janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë më herët SPAK ka nisur hetimet ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.