“Kur vara fotografinë e Ismail Qemalit”, Rama humb durimin në komision: Mbaj mend vetëm një mbledhje qeverie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Rama u pyet për një prej mbledhjeve të qeverisë, ku janë marrë vendime për Inceneratorët.

Në atë moment Rama humbi durimin dhe nisi t’i kërkojë Tabakut që të mos e citojë gabim dhe të mos i bëjë pyetje të pabaza.

Rama tha se nuk mban mend asnjë mbledhje qeverie përveç asaj që vedosi fotografinë e Ismail Qemalit në mur, në vend të fotografive të presidentëve shqiptarë.

“Unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, si mund ta mbaj mend unë një mbledhje të zakonshme qeverie. Unë mbaj mend vetëm një mbledhje qeverie, atë kur vendosa fotografinë e Ismail Qemalit në zyrë, në vend të atyre të tjerëve. Prandaj nuk më vjen mirë kur më fyejnë inteligjencën, mos më cito gabim e mos bëj pyetje kot”, u shpreh Rama./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 12:47