Rama dëshmon sot në Komisionin për Inceneratorët (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama pritet të dëshmojë ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Lajmin e ndau vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se do të jetë atje në orën 12:00.

Rama ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve dhe ka shtuar se impiantet shëruan gangrenat e plehrave.

“MIRËMËNGJES ���

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë���

*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB

Mezi po pres���“, shkruan Rama.

Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi

Hetimet janë një përpjekje për të hedhur dritë mbi dyshimet, se zyrtarë të lartë kanë abuzuar fondet publike në miliona euro me 3 incineratorët mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 08:53