PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnjë

Partia Demokratike ka kërkuar verifikim për kandidatin për kryebashkiak koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë, Elton Bano.

Sipas kërkesës së PD-së në KQZ, Bano ka fshehur dënimin tij në Angli për vjedhje.

“Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta”, thuhet në kërkesën e PD./albeu.com

 


Shtuar 22.02.2022 10:38

Tags: ,