Kartoni i Armando Brojës rritet pothuajse 50%, Chelsea mundohet t’i rezistojë ofertave

Tashmë dihet botërisht se Armando Broja është një nga sulmuesit më të talentuar të momentit në futbollin evropian.

I huazuar nga Chelsea te Southampton, Broja ka dëshmuar se talenti i tij është i padiskutueshëm. Southampton është i vendosur të blejë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar, të cilin Chelsea e ka vlerësuar për 25 milion paund. “The Saints” janë të gatshëm të shpenzojnë këtë shumë për Brojën edhe pse kjo do ta bënte blerjen e tyre më të madhe të historisë së klubit.

Armando deri më tani ka shënuar për “The Saints” 8 gola, por edhe performanca e tij gjatë minutave në fushë detyron stadiumin të ngrihet në këmbë për të. Kështu që ai nuk është vetëm një shënues, por edhe një talent i lindur.

Performanca e tij ka bërë Chelsean të rishikojë vlerën e kartonit të tij. Ofertat e shumta të ardhura drejt klubit të Chelsea, me ekipe si Arsenal dhe Neëcastle e deri te Bayern Munich dhe Dortmund.

Sipas gazetarit të “The Sun”, Tom Barklej, plani i bosit të Southampton nuk po ecën siç duhet.

“Në çdo ndeshje që kalon, mendoj se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Transferimi përfundimtar duket i vështirë, sepse vlera e tij vetëm rritet.”

Chelsea i trembet ofertave të shumta për Brojën dhe kështu ka vendosur se kartoni i tij nuk do të jetë më 25 milion, por 40 milion paund.

Gjithashtu qarkullojnë zëra se Lampard do të tentojë ta transferojë në verë Armando Brojën tek Evertoni. Franck Lampard ishte ai që i dha shansin Armando Brojës të debutonte me Chelsean./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.02.2022 10:40