Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka rinovuar kontratën me klubin e Premier Leagues.
Tabloidi britanik “SunSport” zbuloi në 11 prill se austriaku kishte rënë dakord në parim për marrëveshjen e re me klubin.
Tashmë gjithçka është zyrtarizuar nga Southampton me Ralph Hasenhuttl i cili ka nënshkruar rinovimin e kontratës për 4 vite të tjera.
Kujtojmë që ndeshjet në Premier League do të rifillojnë më 17 qershor.