Partia Demokratike vijon me nxjerrjen e fakteve që ajo zotëron në lidhje me zyrtarët e përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve.
Deputetja demokrate paraditen e sotme në rrjetet sociale ka publikuar një video që tregon përfshirjen e Ëngjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve.
Zhupa përmes këtij video-mesazhi thekson se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë dijeninë e kryeministrit Edi Rama.
“Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.
Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.
Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.
A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!
Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim”, thuhet në postim.