E ardhmja e Frenkie de Jong nuk ka qenë gjithmonë e garantuar te Barcelona, por mesfushori holandez po mendon vetëm për të qëndruar dhe për të fituar trofe në Camp Nou.
24-vjeçari është një nga emrat që shpesh lidhet me një shitje për të mbledhur fonde, por ai nuk ka në plan të largohet nga klubi së shpejti.
“Jam shumë i lumtur te Barcelona”, tha De Jong për ‘Guardian’. “Kam dashur të luaj këtu që kur isha i ri, ndaj të qenit këtu është një ëndërr e realizuar.
“Do të kisha dashur të fitoja më shumë trofe në këto dy vite dhe prisja më shumë në këtë kuptim. Por jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj për shumë vite”./ h.ll/albeu.com