Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një fotografi të Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e Inceneratorëve.
Lala shprehet se fotografia është shkrepur ditët e fundit.
“I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”, ka shkruar Lala përbri fotografisë.
Kujtojmë se Klodian Zoto është shpallur në kërkim për përfshirjen në mega-aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Së bashku me të është shpallur në kërkim edhe administratorja tjetër Stela Gugallja dhe është arrestuar si i përfshirë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije se ka të tjerë emra nën hetim për këtë çështje./albeu.com/