Erdogan do të ndryshojë emrin e Turiqsë, ja si dëshiron që të quhet

Presidenca e Republikës turke ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndryshuar emrin, me të cilën Turqia njihet aktualisht ndërkombëtarësh (në anglisht ”Turkey”), me termin në gjuhën turke ”Turkiye”.

Mediat turke zbuloi fushatën “#SayTürkiye” e cila pason një nismë tjetër të quajtur “#HelloTürkiye” e nisur në dhjetor kur vendimi u njoftua nga Erdogan.

Projekti synon të ndryshojë termin “Turkey” në “Türkiye” në pasaporta, dokumente identiteti, faqe interneti institucionale dhe në versionet ndërkombëtare të rrjeteve sociale të kompanive turke.

Shumë faqe zyrtare të internetit kanë ndryshuar tashmë emrin ndërsa gazetarët nga versioni anglisht i TV publik turk TRT Ëorld kanë filluar të përdorin termin ‘Türkiye’ javët e fundit.

“Ne besojmë se është e rëndësishme të përdoret termi “Türkiye” në arenën ndërkombëtare, për të forcuar më tej markën dhe reputacionin e vendit tonë,” tha drejtori i komunikimit presidencial Fahrettin Altun, i cili ideoi fushatën.


Shtuar 18.02.2022 11:24