Nuk iu bind urdhrit, “gangsteri” në Sarandë çan postbllokun dhe i lë “targën” policisë

Një 44 –vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë së Sarandës për të ndaluar me qëllim kryerjen e një kontrolli në makinë dhe këta të fundit ia jana vënë pas.

Në momenti që i është thirrje për të ndaluar, 44-vjeçari ka çarë postbllokun e uniformave blu  duke u larguar më shpejtësi nga aty.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. Sh., 44 vjeç,  banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar nga pika e kontrollit”, njofton policia. /albeu.com

 


Shtuar 18.02.2022 10:55