Avokati Spartak Ngjela në lidhje me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, tha se ky është bashkëpunim i tre të korruptuarve me damkë ndërkombëtare, duke iu referuar kështu Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
“Shtëpia e korrupsionit, ata janë tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare”, u shpreh Ngjela në një intevistë televizive.
Avokati thotë se SPAK do të vijojë punën me goditjen e korrupsionit, pasi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk do ndalojë lufta anti-korrupsion. Si do thotë ai unë do mbroj ministrat? SPAK nuk ka nisur punë plotësisht. Nuk është në intensitetin e plotë të punës. Deri tani s’ka pas burime financiare. Ka qenë pa mbrojtje. Tani ka mbrojtje, ka dal edhe paraja në parlament, në Ëashington. Ishin pa para, e ka marrë përsipër Amerika. Ka ardhur buxheti ri”, vijoi ai.
Sakaq, Ngjela komentoi edhe nismën ‘Open Balkan’, i cili tha se nga kjo marrëveshje përfiton vetëm Serbia, ndërsa shtoi se Kosova ka të drejtën e saj për të mos u bërë pjesë e nismës pasi është shtet i pavarur.
“As e mbështes, secili shtet është i pavarur dhe ka të drejtë të veprojë si të dojë. Ballkan të hapur pa Kosovën nuk ka, përfiton Serbia. Ka pranuar Ballkanin e hapur Prishtina, jo me Amerikën është. Atë pyet Ramën. Unë flas me fakte. Pa Kosovën nuk ka, Kosova nuk pranon. I kam thënë SHBA tha që nuk pranoj”, tha Ngjela