Rusia ironizon Perëndimin: Të na thotë kur do pushtojmë se po planifikojmë pushimet

Zyrtarët e Rusisë kanë ironizuar Perëndimin lidhur me paralajmërimin që Moska mund të pushtonte sot Ukrainën.

“Dëshiroj t’u kërkoj burimeve dezinformuese amerikane dhe britanike nëse mund të publikojnë kalendarin e pushtimeve të ardhshme për këtë vit pasi po planifikoj pushimet”, shkruajti Maria Zakarova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov, tha se luftërat në Europë rrallëherë kanë nisur të mërkurave.

Nga ana tjetër, zv.ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitri Poljanski, raportohet të ketë thënë që liderët perëndimor duhet të shkojnë tek një doktor për paranojat e tyre.

Më herët vetë Kremlini konfirmoi se edhe presidenti Vladimir Putin, tallet me raportimet e mediave amerikane se lufta e Rusisë me Ukrainën do të niste këtë të mërkurë./albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 20:14