Fyerje reciste ndaj Ibrahimovic, UEFA dënon Crvena Zvezdan

UEFA ka vendosë të dënojë Crvena Zvezdan për sjelljet raciste dhe fyerjet ndaj Zlatan Ibrahimovicit në ndeshjen me Milanin (2-2), e zhvilluar në Beograd në muajin shkurt në fazën e 1/16 në Europa League. Klubi serb do të jetë I detyruar të luajë dy ndeshjet e ardhshme në në turnetë europiane pa praninë e tifozëve (ndeshja e dytë me kusht).

Siç raportohet nga media serbe, Crvena Zvezda do të duhet të luajë ndeshjen e parë të radhës në nivelin europian duke promovuar sloganin “NoToRacism” me logon e UEFA-s. Në të njëjtën kohë, ekipi i Beogradit u gjobit me 25 000 € për shkeljen e protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.


Shtuar 15.04.2021 11:01