Shikuesit u tmerruar ditën e djeshme kur gazetarja gjermane Clara Pfeffer u rrëzua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Pfeffer kishte ftuar në studio një politikan kristiandemokrat dhe po diskutonin për situatën pandemike në vend.
Gazetarja teksa shikonte bashkëbiseduesin e sjaj filloi të blebëzonte dhe më pas u rrëzua.
Kur ajo filloi të humbiste ekuilibrin u përpoq të mbahej pas tavolinës ndërsa të ftuarit nxituan për ta ndihmuar.
Drejtoresha e emisionit e ka kthyer menjëherë kamerën drejt kolegut të saj Daniel Schiller, i cili ishte në departamentin e lajmeve, sipas mediave gjermane.
Pak orë më pas kryeredaktori i rrjetit gjerman shkroi në twitter: Clara Pfeffer pasi mori kujdesin shëndetësor, gjendja e saj është e mirë.
Ndërsa vetë gazetarja pohoi po në rrejtin social twitter se nuk kishte ngrënë mëngjes dhe për këtë aryse i kishte rënë të fikët.
“Kjo është e vërtetë. Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi, u ndjeva “e ikur” për “një apo dy minuta ”, tha gazetarja gjermane, duke falenderuar politikanin që i nxitoi ta ndihmonte.
Ajo shtoi gjithashtu se do t’i nënshtrohet një kontrolli të përgjithshëm dhe të ashpër.