Arjan Çani reagon ashpër pas deklaratës së Veliut për nënën e të miturit: Skandaloze!

Për reagimit të pazakontë të Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në lidhje me dhunën ndaj të miturit, ka reaguar edhe moderatori i njohur Arjan Çani.

Çani është shprehur i skandalizuar nga deklarata e një dite më parë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në nisje të emisionit, Çani tha se ka mbetur pa fjalë kur dëgjoi mënyrën se si gjykon një zyrtar i lartë i policisë në vendin tonë për të justifikuar dhunën që përdor policia ndaj një të mituri.

“Janë pafund me qindra e mijëra mesazhe nga njerëz, të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut.

Nuk e di nëse Ramsi do të japë viston për shkarkimin e tij pas këtij skandali të paparë, një tmerr i paparë deklarata e Ardi Veliut në shekullin e 21, nga një zyrtar i lartë i administratës.

Unë mbeta pa fjalë plak, nuk e komenton dot, se është e pamundur. Kur e pashë ngela i llahtarisur, pra mirë që nuk e pa që ajo ishte në film, por si mund të shkojë në mendje që të gjykojë dikë nga familja”, shprehet moderatori.

Rikujtojmë se kryepolici Ardi Veliu përdori videon e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia disa ditë më parë, duke e fajësuar për sjelljën e djalit.

Nëna e të miturit shfaqej me pistoletë në dorë, por që rezultoi episod i xhirimeve të një filmi. /albeu.com/


Shtuar 30.05.2020 09:07