COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,789 testime, 449 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 884 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 449 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.
Janë 7,542 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789
Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499
Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43/albeu.com/