Man City nuk fal Dortmund, përballje pasanikësh në gjysmëfinale (VIDEO)

Manchester City ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë me Borussia Dortmund, me të njëjtin rezultat, 2-1, dhe është kualifikuar në gjysmëfinale. “Qytetarët” e pësuan shumë shpejt nga 17-vjeçari Jude Bellingham, i cili realizoi një gol të bukur pas 15 minutash lojë.

City i pjesës së parë nuk ishte i zakonshmi, por i duhej të shënonte gol për të shmangur surprizën e gjermanëve. Dortmund dhuroi një penallti 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Mahrez vendosi baraspeshën.

Për të qetësuar trajnerin Pep Guardiola mendoi talenti Phil Foden, i cili me një goditje të fortë shtangu portierin e verdhezinjve që duhet të nxirrte topin nga rrjeta dhe të priste fundin e ndeshjes për të uruar kundërshtarët për fitoren.

Man City tani do të përballet në gjysmëfinale me PSG më 27 prill.


Shtuar 14.04.2021 23:01