Basha i refuzoi ftesën, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive të Ramës për bashkëpunim pas 25 Prillit.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama.

Më herët kreu i opozitës, përmes një postimi në tuiter, tha se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisjes së tij.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkroi Basha.

Shtuar 14.04.2021 11:04