Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Lushnje, Shkodër, Durrës.
Në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.
Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi i PD Marash Log e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile për rastin.
Diskutimet në KQZ:
Përfaqësuesi i KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në kqz regjistrimin Elton Bano si kandidat të bashkisë lushje. Bano ka depozituar në komision formularin e vetë deklarimit ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje.
Drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar.
Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezul;ton se Bano ka jetuar jashtë territorit të republikës.
KQZ: Nuk ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.
Logu: Është kurioze fakti që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar.
Përfaqësuesja e KQZ: Bano ka 2 vendlindje të nsdryshme. Du data lindjeje të ndryshme. Në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione. Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.
Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe ëprgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?
Përfaqësuesja e KQZ: Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.
Celibashi: Mund të qëllojë se pas një përgjigje ëprfundimtare të mos marrësh informacion që mund ta penalizojë dhë në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme.
Logu: E kuptoj kur dikush deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes kjo është pak e dyshimtë.
Po nga një shtet në një tjetër më duket rast që meriton edhe të ndalemi. Madje është në ato raste që mund të pritej dhe ëprgjigje nga drjetoria e gjendjes civile.
Përfaqësuesi i KQZ: Kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht, në Londër për emigracion, në Romë Itali për arsye shëndetësore.