469 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Italia vijon të regjistrojë shifra alarmante të vdekjeve nga COVID.

Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën 469 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 115 557.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 334 766 teste të realizuara, 16 168 persona kanë rezultuar pozitive.

Dje u regjistruan 476 viktima dhe 13.447 raste të reja.

 

 

Lajmi i mirë është se 20 251 pacientë janë shëruar, ndërkohë aktualisht në kujdesin intensiv janë të shtruar 3 490 pacientë me Covid.


Shtuar 14.04.2021 18:40