Banorët e “5 Majit” kanë marrë një tjetër iniciativë për shqetësimin e prishjes së banesave duke iu drejtuar SPAK-ut.
Ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme.
vokatja Adriana Kalaja parashtroi shqetësimet, duke arsyetuar se projekti nuk ka lidhje me rindërtimin e banesave nga tërmeti.
“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti
Nuk është një projekt për interes publik. Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla
Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore.
Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj ti dërgohet shkresa policisë
Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.
Kemi kallëzuar edhe kryetarin e Kadastrës, pasi sipas nesh në shpërdorim të detyrës ka kthyer përgjigje negative duke i vënë para përgjegjësie banorët, me përgjigje negative se ato banesa nuk mund të legalizohen”, tha avokatja.