Dje morën në pyetje Bashën, hetuesit belg sërish sot në SPAK, çfarë pritet të ndodhë?

Ditën e djeshme hetuesit belg të cilët prej 3 ditësh janë në Shqipëri kanë marrë në pyetje kryedemokratin, Lulzim Basha, në lidhje më çështjen e “Toyota Yaris”.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm hetuesit kanë shkuar sërish në SPAK.

Gjithashtu sipas informacioneve ata do të vijojnë të marrin në pyetje persona të tjerë që mund të kenë dijeni për paratë e sekuestruara dhe pasi të mbarojnë me të gjithë do të largohen. /albeu.com

 


Shtuar 11.02.2022 10:20