Një takim mes kampit opozitar po zhvillohet në këto momente.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga nënkryetari Petrit Vasilui, po zhvillojnë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Burime bëjnë me dije se tema kryesore e takimit është reforma zgjedhore.
Takimi vjen një ditë pas tryezës së reformës zgjedhore.
