Djalit i vjedhin makinën në oborrin e shtëpisë: 5 mijë euro shpërblim kush ma gjen!

Një situatë e pashpjegueshme i ka ndodhur një djali të ri nga një fshat i Vorës, të cilit i kanë grabitur makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë.

21-vjeçari K.Sh., thotë se makinën ja kanë vjedhur ditën e sotme persona ende të paidentifikuar dhe ka bërë denoncim në polici.

Por rastin e ka bëre edhe mediatik dhe thotë se ofron 5 mijë euro shpërblim për atë që i gjen makinën e tij tip Mercedez Benz ML, me targa AA 495 PO, ngjyrë e zezë.

Në procesverbalin e Policisë, i riu tregon se një ditë më parë udhëtoi drejt Vorës me dy shokët e tij, ku u ulën në një bar-kafe e sot ne mengjes, nuk e gjeti makinen ne oborr ku e kishte parkuar, shkruaj JOQ.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ me kane vjedhur sot makinen. Personi i pare qe e sheh te me kontaktoj kudo qe ta shoh ka nje shperblim te madh? TARGA AA495PO 0699756555. Ju lutem sa me shpejt sepse policia nuk ben gje. 5000€ jap kush ma gjen.


Shtuar 27.05.2020 17:29