Familjarët nuk e besonin se 3-vjeçari është mbytur me xhup, ekspertiza i jep të drejtë edukatores së kopshtit të Fierit

Sipas ekspërtizës mjeko – ligjore, 3 vjeçari që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fier, është mbytur me zinxhirin e xhupit.

Në dokumetin e siguruar nga “Shqipëria live”, shkruhet se “në trupin e kufomës, nga këqyrja e jashtme, u konstatua shirit ekimotik strangulimi në qafë, i cili projektohet në pjesën e përparme dhe anësore të qafës dhe me zbehje në të dyja anët e qafës, në nivel të përparmë të muskulit ku projektohet arteria karotide që furnizon trurin me gjak”.

Edukatorja, Redina Binjaku është lënë në burg nga gjykata e Fierit, e dyshuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë.

Kopshti privat “Flatrat e Dijes” në Fier, është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pasi u gjetën disa shkelje si, nuk ka drejtues Didaktik, ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin, nuk plotëson standardet infrastrukturore, ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar dhe nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 9.02.2022 14:23