Nga Edi Rama te Lefter Koka, kush pritet të dëshmojë në komisionin hetimor të Inceneratorëve

Komisioni hetimor për aferën e Inceneratorëve e ka gati planin e veprimit për vijimësinë e procesit.

Ditën e sotme, pas shtyrjes së afatit, është mbledhur seanca e radhës e Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Kryetarja Jorida Tabaku ka zbuluar edhe datat kur do të thirren dëshmitarët.

Mes atyre që do të dëshmojnë në komision është edhe kryeministri Edi Rama. Pjesë e listës për të dëshmuar është edhe ish-ministri Lefter Koka, por ky i fundit prej javësh ndodhet pas hekurave për këtë aferë. Tabaku tha se do t’i dërgojnë shkresën.

Dëshmitarët që do të thërriten janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Vëliaj, Engjëll Agaçi. Javën pasardhëse do të thërriten Emiriana Sako, Mirel Mërtiri, Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Lorana Dusha, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Aleksandra Bogdani, Artan Rama, Agron Lamko, Luigj Aleksi, Reida Kashta, Rovena Beqiraj, Armando Subashi dhe Lefter Koka.

Pjesë nga diskutimi:

Jorida Tabaku: 14-18 shkurt do të thirren ekspertët, pastaj deri në 25 shkurt  kryeministri dhe ministrat  dhe ish-ministra.

Ermonela Felaj: Ne ramë dakord, duke pasur edhe dëshmitarë që nuk mund të jenë prezent në një ditë dhe një kohë të caktuar, ajo që dua të shpreh tjetër ka të bëjë me faktin që thirrjet ti bëjmë në kohën e duhur.

Jorida Tabaku: Lefter Koka është përpara drejtësisë, ne do e dërgojmë shkresën, kemi 3 persona që janë në kërkim, që nuk dimë se ku do i dërgojmë shkresat, do ua çojmë administratorëve./albeu.com/