Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja që LSI ka bërë me Grupin e Rithemelimit dhe Nard Ndokën është marrëveshje teknike.
Kryemadhi u shpreh se përgjegjësia politike është e Sali Berishës, ndërsa e LSI është teknike.
Komentet ajo i bëri në Ora News ku ishte e ftuar.
Kryemadhi: Beteja e LSI sfidimi i sistemeve autoktratike brenda partive dhe jo 6 marsi
Monika Kryemadhi: Sali Berisha një 75 vjeçar që duam apo s’duam ne është pjesë e lojës së Lulzim Bashës në 25 prill. Berisha e ka bërë të qartë se çështja e tij personale dhe jo e LSI.
Marrëveshja e 6 marsit është një marrëveshje teknike. Janë dy detaje, politikisht mban përgjegjësi Grupi i Rithemelimit ndërsa teknikisht jap komisionerët që të shikojnë votat. Unë jap komisionerët. Ajo që duhet të kemi parasysh, është se nuk mendoj se Lulzim Basha është më i ndershëm se Berisha. Është më antiamerikani në të gjithë marrëdhëniet që kur është bërë Kryetar i PD në jetën politike shqiptare. Edhe më shumë se Edi Rama./albeu.com/