Në dyert e gjykatës, Tahiri pret vendimin (FOTO LAJM)

Gjykata e Posaçme e Apelit është tërhequr për të shpallur vendimin për ish-ministrit e Brendshëm.

Në shoqërinë e avokatit të tij, Maks Haxhia, Saimir Tahiri është fotografuar në dyert e GJKKO teksa është duke pritur vendimin ndaj tij.

Në seancën e së hënës së kaluar, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg.

Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.


Shtuar 4.02.2022 17:01