Meta: 2 marsi është dita ime, jo 6 marsi

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dita e tij nuk është 6 marsi (data e zgjedhjeve të pjesshme vendore) por 2 marsi, që sipas tij është dita kur sovrani e kupton që Kushtetuta është gjëja më e rëndësishme.

Postimi i Metës:

6 Marsi nuk është dita ime.

Dita ime është 2 Marsi.

Dita e mbrojtjes së Kushtetutës. Dita kur sovrani e kupton që Kushtetuta është gjëja më e rëndësishme.

Gjithçka do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik, që është përmbysur.

Për fat të keq, Shqipëria e ka një shtet pa themele.

Themelet janë vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 13:17