Yuri Kim mbështet zgjatjen e komisionit të inceneratorëve: Po ju monitorojmë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter shpreh mbështetjen e saj për zgjatjen e komisionit hetimor për inceneratorët.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se zyrtarisht komisioni hetimor për inceneratorët i drejtuar nga deputetja Tabaku u mbyll me 28 janar pa produkt. Deputetja demokrate akuzonte socialistët se ishin kthyer në mburojë për aferën korruptive. Për këtë çështje deri tani në burg ka përfunduar Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për aferën në inceneratorin e Elbasanit. Në kërkim janë shpallur Klodian Zoto dhe Stela Gugallja./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 12:49