David Beckham ka treguar së fundmi se bashkëshortja e tij Victoria ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet.
46-vjeçari tha se ish ylli i Spice Girl, do të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull, duke pranuar se darkën që ajo provoi të hante diçka tjetër ishte “një nga mbrëmjet e tij të preferuara”.
Duke diskutuar mbi zakonet e të ngrënit të gruas së tij ai shpjegoi: “Unë kam shumë neps për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, dhe shumë rrallë ka hequr dorë nga kjo rutinë. E vetmja herë që ajo ndoshta ka ngrënë diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe kjo ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka “prishur dietën” më që atëherë.
David tregoi gjithashtu se i pëlqen të qëndrojë ndonjëherë në shtëpi i vetëm p agruan e tij stiliste dhe pa katër fëmijët e tyre, sepse kështu mund të gatuajë çfarë të dojë.