Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka dhënë disa komente mbi ngjarjes që kanë ndodhur në klub kohët e fundit.
Barça ishte aktive në merkaton e janarit duke transfruar disa lojtarë të rëndësishëm si Ferran Torres, Adama Traore, apo edhe Aubameyang ne limite.
Por nuk arriti dot të largonte nga skuadra, Ousmane Dembele, i cili ka befasuar drejtuesit e klubit.
“Ne mendojmë se Ousmane Dembele ka një marrëveshje tashmë me ndonjë klub tjetër”, ka thënë Laporta.
“Ai nuk dëshiroi të linte klubin në janar. Është e vështirë të kuptohet ky pozicion. I pakuptimtë për të dhe për klubin”, shtoi presidenti i Barcës.
Barcelona po shqyrton edhe opsionin e shkëputjes së kontratës me lojtarin, por një opsion tjetër është që Dembele të qëndrojë në stol për pjesën e mbetur të sezonit. /albeu.com