Presidenti Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese sot. Në këtë moment ata u tërhoqën për gjykim, por mësohet se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen.
Pretendimet për Vitore Tushën rrëzohen, por edhe Fiona Papajorgjin për kërkesën e një procesi disiplinor u vlerësua se nuk përbëjnë shkak për përjashtimin e gjyqtarëve nga trupa.
Sa i përket pretendimit për organizimin e shortit, sipas gjykatës janë çështje të pavarësisë organizative të këtij institucioni.
Gjithashtu, edhe kërkesat për Sonila Bejtjan dhe Elsa Toskën janë rrëzuar dhe kështu seanca ka vijuar më tej për shkarkimin e Metës./albeu.com