Balla flet për Reformën Zgjedhore: Jemi në negociata me PD-në zyrtare, qëndrimi ynë është i qartë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë për media, iu përgjigj gazetarëve  lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket Reformës Zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës.

Balla u shpreh se po vijojnë negociatat me PD, për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

“Për këtë çështje, po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërinë dhe nuk dua të ketë ngecje përgjatë këtij komisionit.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar” u shpreh Balla.


Shtuar 31.01.2022 11:40