Një 82-vjeçar i cili u vetëplagos me armë zjarri, ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Mësohet se rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç.
Ai është dërguar në spitalin e Lushnjes, por më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë – Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/