Bashkimi Europian ka mbështetur nismën e mazhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.
Unioni Europian në Shqipëri shkruan se, ky është një hap i rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.