Publikimi i mesazheve, PD: Flamur Noka i jep urdhra Linditës, Rama dhe Berisha janë njësoj

Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi se Flamur Noka shkëmben mesazhe me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Kjo, për shkak se në Ëhatsaap-in e tij, dukeshin emrat e dy socialistëve.

Pas publikimit të mesazheve, ka reaguar Partia Demokratike e cila përmes një statusi në Facebook shkruan se Flamur Noka i jep urdhra Lindita Nikollës dhe kjo e fundit bën siç do Flamuri,

“Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep flalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt ti japë fjalën dhe kujt jo.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”,


Shtuar 27.01.2022 18:35