Sot, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Korçë në një takim me demokratët atje. Por, ai nuk është pritur mirë nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët i kanë dalë para me pankarta në duar.
Ata i kërkojnë të largohet nga drejtimi i PD-së, dhe nuk kanë munguar tensionet mes tyre dhe policisë.
Nga ana tjetër, Sali Berisha ka qenë pak më parë në një vizitë në Patos në kuadër të “Foltores”./albeu.com