Sipas burimeve të “Pamfletit”, Atdheu kishte kërkuar të rikthehet në “Përputhen”, por kërkesa e tij nuk është miratuar nga Olsa Muhameti. Kështu ai ka komunikuar me produksionin e “Love Story” në Tv Klan.
Mirëpo përmes një postimi në Instastory, Atdheu i ka hedhur poshtë këto zëra. Ai tregon se ka refuzuar edhe kërkesën për t’u rikthyer në “Përputhen”.
“Nuk do jem pjesë e emisioneve të tjera, qetësoheni se kam mbaru punë unë me këto”, shkruan Atdheu.