Juventusi zëvendëson Szczesnyn me portierin e njohur

Wojciech Szczssny mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit polak dhe po planifikojnë shitjen e tij.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se krerët e klubit të Juventusit janë duke e monitoruar situatën e Gianluigi Donnarummas te Milani.

Këtë po mundohen ta shfrytëzojnë drejtuesit e Juventusit për ta bindur Donnarumman të transferohet në Torino.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është e gatshme t’i plotësojë kërkësat e lojtarit për ta sjellë në Torino.


Shtuar 12.04.2021 20:38