Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara në kufirin mes saj dhe Rusisë.
“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Tëitter.
Duket se Kosova është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara, pasi një postim të tillë e kishte bërë më parë edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.
Kujtojmë se Ukraina nuk bën pjesë në shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës./albeu.com/