Fiorentina është e gatshme që ta shesë sulmuesin, Dushan Vllahovic, për 81 milionë euro.
Ata tashmë janë të gatshëm që ta lënë yllin e skuadrës të largohet gjatë janarit, nëse paguhet shuma e kërkuar.
Klubi italian është i sigurt që serbi do të largohet në fund të kontratës, prandaj ata po duan që ta shfrytëzojnë afatin e janarit për të përfituar nga shitja e tij.
21-vjeçari që ka arritur t’i realizojë 20 gola këtë stinor, po kërkohet nga klube si Newcastle United, Juventusi, Tottenham Hotspur-i dhe Manchester City.