“Do kishim lënë familjen për bllokun e Ilir Metës”, Rama i përgjigjet komentuesit: Mos rri vetëm duke folur, por edhe dëgjo!

Replikat e kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Facebook janë të shpeshta.

Sot, kryeministri u është përgjigjur pyetjeve dhe konstatimeve të shumë qytetarëve për 21 janarin. Një nga komentuesit i shkruan Ramës se e kanë jetën për së dyti, pasi mund të kishin lënë familjen për bllokun e Ilir Metës.

Komentuesi: “ E kemi jetën për së dyti herë ne zoti Kryeministër. Do  kishim lënë familjen për bllokun e Ilir Metes, dhe sot drejtësia e re nuk merret me 21 janarin, absurde shume turp turp turp,, mjere populli ke voton e nga kush pret dreitesi

Rama: “Mbase duhet edhe te degjosh me pak vemendje, jo vetem te flasesh, sepse ndryshe nuk merremi dot vesh, ndersa per popullin ji i bindur se nuk eshte aspak i mjerë”./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 16:01