Celibashi: Më 6 mars, kjo bashki do të votojë në mënyrë elektronike

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media u shpreh se kostoja e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit është 180 milionë lekë.

E ndërsa në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ai tha se në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik.

“Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostos dhe në fund të ditës së sotme do ta përfundojmë, janë rreth 180 milionë lekë kosto. Po punojmë, edhe pse koha është e shkurtër. Do të bëjmë edhe një sqarim, edhe për këto zgjedhje të aplikohet identifikimi elektronik. Në një konsultim me partitë do të vendosim në lidhje me zhvillimin, aplikimin e votimit elektronik në bashkinë e Vorës. E kemi një eksperiencë në Tiranë. Qëllimi është ta aplikojmë votimin elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë, por do ta diskutojmë me partitë politike” deklaroi Celibashi./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 11:50