Do shpërndahet derë më derë, zbulohet pyetësori i Ramës për qytetarët! Çfarë përmban

Gjatë këtij viti do të shpërndahet një pyetësor nga qeveria shqiptare për qytetarët.

Sipas burimeve ka nisur shpërndarjen e formularëve “shtëpi më shtëpi” për qytetarët për të marrë përgjigje lidhur me disa çështje thelbësore për vendin tonë.

ABC ka siguruar këtë formular që ka 12 pyetje, ku qeveria kërkon mendimin e qytetarëve për çështje të ndryshme.

Në këtë formular vihet re se si pyetje e parë është ajo ku kërkohet mendim nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Pyetja e dytë vijon, nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Pyetje të tjera vijojnë me lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit, por edhe me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Nisa u paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Këshillin Kombëtar ku pretendohet të arrihet një pasqyrë e përgjithshme se çfarë mendimin kanë shqiptarët për disa çështje kryesore./albeu.com/

Pyetësori:


Shtuar 18.01.2022 19:53