Iu bë atentat, zbardhet dëshmia e administratorit: Nuk kam konflikt të hapur me askënd

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme te nënkalimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një makinës së Lulëzim Mashës, 63 vjeç, administrator i shkollës private Wilson.

Masha është qëlluar me tre plumba, por pa lënduar askënd. Dy prej tyre kane kapur automjetin që po lëvizte Masha. Mësohet se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo silenciator.

Në dëshminë e tij, Masha është shprehur se nuk ka pasur konfikt me asnjë ndërsa ka dhënë detaje sesi dukej në pamje autori.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd. Autori ishte rreth 25 vjeç, nuk më foli asgjë, direkt qëlloi. Ishte me mjekër dhe si tip ezmeri”, ka thënë Masha.