Në takimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me gratë e LDG-së nuk kanë munguar batutat. Nënkryetarja e PD-së Grida Duma gjatë fjalës së saj tha se një prej anëtarëve të LDG-së i nis asaj çdo ditë këngë dhe lule.
“Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha Duma, ndërsa ndërhyri Basha, i cili me nota humori i kërkoi anëtares së LDG-së t’ia niste dhe atij mesazhet pasi ato që i shkojnë janë vetëm grushte dhe flakë.
Të lidhura
None found
“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha.
