Momentalisht Partia Demokratike është e ndarë mes kryetarit Basha e Berishës, ku të dy palët kanë mbështetësit e tyre.
Përplasjet e muajve të fundit janë finalizuar me përjashtimet nga Basha dhe kryesia për deputetët në krah të Berishës.
Aleatët e PD-së gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në heshtje të distancuar duke rezervuar komentet përsa I përket situatës në selinë blu.
Në studion e “Log.” në ABC, kreu i PAA, Agron Duka u pyet se me kë do të bashkëpunonte për zgjedhjet e pjesshme vendore që priten të mbahen së shpejti.
Duka theksoi se aleancat do t’i vendosin gjatë zgjedhjeve pasi në këtë periudhë nuk kanë rakordim me Bashën.
“Jemi përballë një fakti që shumë shpejt do të bëhen zgjedhjet vendore të pjesshme. Me kë do bashkëpunojmë? Ne do ta diskutojmë. Mundësitë janë të ndryshme. Mund të bashkëpunojmë me njërën palë ose tjetër ose mund të dalim me një kandidaturë të aleancës”, u shpreh Duka./albeu.com/