Chelsea do të takohet me Southampton për Brojën, vendimi merret brenda javës

Chelsea dhe Southamton do të takohen gjatë kësaj jave për të diskutuar rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar, Armado Broja.

Klubi i Southampton dëshiron që ta blejë përfundimisht kartonin e Brojas pas pariqitjeve fantastike të 20-vjeçarit.

Southampton në verë arriti marrëveshje me Chelsean ku nuk ekziston klauzola e blerjes, por ka pasur bisedime mes dy klubeve me ngase duan blerjen e Brojës, se paku kështu raporton “Standard”.

Raporti shton se edhe një numër i klubeve në Premierligë dhe nga e gjithë Evropa janë duke vëzhguar situatën.

Në rast që vendos ta shesë, Chelsea do kërkojë se paku 20 milionë funte, ndërsa  do të shtojnë klauzolën e ribljeres.

Broja vazhdon të ëndërrojë që të luajë titullar te Chelsea, por do ishte i hapur për transferimin e përgjithshëm te Southampton shkaku i minutazhit, sepse  nuk dëshiron të jetë zgjedhje e tretë pas Timo Werner dhe Romelu Lukakut./


Shtuar 17.01.2022 13:20